Skandali/ Rama anullon mbledhjen e përbashkët të dy qeverive?

Deklaratat e sotme të Albin Kurtit kanë tërbuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka ndërmarrë një veprim që minon raportet Kosovë-Shqipëri. Mësohet se mbledhja e përbashkët e dy qeverive e planifikuar për nesër është anuluar me urdhër të Edi Ramës.

Kurti e refuzoi projektin për Asociaiconin dhe madje i tha Ramës që t’ia propozonte Vuçiçit për Preshevën. Por kjo nuk është kapërdirë nga kryeministri, i cili ka urdhëruar që takimi i nesërm në Gjakovë të anulohet.

“Klan Kosova” shkruan se sipas burimeve të saj zyrtare, gjithçka që do të organizohej nesër është anuluar.

About Redaksia

Check Also

ILD thotë se ka nisur hetimin disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetimin disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka. Më …

Leave a Reply