Ukraina vret gjeneralin rus, Moska sulmon qytetin e lindjes së Zelensky-t

Ndizen akoma më shumë luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës që kur Kievi nisi kundërofensivën e shumëpritur. Sipas BBC, Moska ka kryer një sulm masiv me raketa në qytetin Kryvyi Rih, vendin e lindjes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga këto sulme, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Nga ana tjetër, gazeta BILD raporton se Ukraina ka vrarë një gjeneral tjetër rus. Bëhet fjalë për gjeneralmajorin Sergei Goryachev, që humbi jetën gjatë një sulmi me raketa.

Ai drejtonte Brigadën e Armatosur të 5-të dhe po luftonte në rajonin e Khersonit që prej verës së kaluar.

Në maj, SHBA bëri me dije se të paktën tetë gjeneralë rusë janë vrarë në Ukrainë. Përveç kësaj, mendohet se janë vrarë edhe të paktën 58 kolonelë dhe 176 lejtnantë kolonelë.

Ukraina tha të hënën se trupat e saj kishin rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave nga forcat ruse përgjatë një fronti prej afro 100 kilometrash në juglindje që nga fillimi i një kundërofensive të shumëpritur javën e kaluar.

Megjithë shiun dhe luftimet e ashpra, forcat ukrainase po bënin përparim në fushën e betejës, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy në një fjalim të hënën mbrëma.

“Betejat janë të ashpra, por ne po përparojmë dhe kjo është vendimtare”, tha zoti Zelenskiy. “Humbjet e armikut janë pikërisht ato që na duhen”.

Në video tregonte ushtarë duke mbajtur flamurin ukrainas në fshatin Storozheve, në breg të lumit Mokri Yaly i cili rrjedh në veri nga territori i kontrolluar nga Rusia. Agjencia Reuters e konfirmoi vendndodhjen.

Të dielën, Ukraina tha se forcat e saj në drejtim të jugut kishin çliruar tre fshatra të tjerë afër përgjatë këtij lumi: Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha në një postim në Telegram vonë të hënën se forcat ukrainase kishin rimarrë nën kontroll edhe Levadnen dhe Novodarivkan, rreth 10 km në perëndim të lumit Mokri Yaly, si dhe Lobkoven, në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia.

Zonja Maliar tha se trupat kishin përparuar gjithsej 6.5 km dhe kishin marrë kontrollin e një zone prej 90 kilometrash katrorë.

Moska ende nuk ka pranuar zyrtarisht ndonjë përparim të Ukrainës. Por disa bloger rusë ushtarakë me peshë konfirmuan marrjen nën kontroll nga forcat ukrainase të Blahodatnes, Neskuchnse dhe Makarivkas dhe po lëviznin drejt jugut.

Ministria ruse e mbrojtjes të hënën përsëriti pohimet e javës së kaluar se kishte zmbrapsur tentativat për ofensivë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia. Tetë dronë ukrainas u shkatërruan dhe një depo municioni u godit në Ukrainën lindore”, tha ministria.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply