Gaz Bardhi dhe 7 deputetë bojkotojnë mbledhjen e kryesisë së pengjeve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga 1/5 e anëtarëve të PD zyrtare.

Mbledhja është thirrur me qëllim shqyrtimin e tre çështjeve:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSH;

2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”:

3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor; 4- Diskutim mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanËeb se Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryesisë të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut, e po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.

Raportohet se përveç zotit Bardhi, mbledhja është “bojkotuar” edhe nga deputetë të tjerë, mes tyre Helidon Bushati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Cupi, Dashnor Sula dhe Juela Hamati. Ndërkohë Merita Bakiu po merr pjesë në takim nëpërmjet një lidhjeje online.

Deri në këto momente kanë hyrë në mbledhje deputetët:
Arbi Agalliu,
Kreshnik Çollaku,
Jemin Gjana,
Fitim Zekthi,
Gentian Gaba,
Endri Hasa,
Indrit Sefa,
Roland Bejko,
Taulant zeneli,
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj
Enkelejd Alibeaj
Xhemal Gjunkshi

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply