Presidenti Bajram Begaj në një status në llogarinë e tij në Facebook shkruan se rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ.
Begaj shton më poshtë se e dënon më forcë këtë akt dhe i bën thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovar.
Stausti i plotë
Rrëmbimi i tre efektiveve të Policisë së Kosovë brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
E dënoj më forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtar që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprimet e tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore e bëj serish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës/
Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialoguar është tepër i rëndësishëm.