Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka publikuar fakte të tjera për masakrimin e procesit zgjedhor në Elbasan. Boçi shkruan se, operatorët e partisë kanë shkatërruar në sintoni me vetë KQZ-në këtë proces. Ai thotë se, çdo operator apo komisioner që ka shkatërruar procesin për të devijuar votën do të kallëzohet penalisht për krim zgjedhor.
Reagimi
Proçesi zgjedhor në Elbasan ka qenë ndër më skandalozët dhe faktet e tregojnë qartë.
Operatorët e partisë kanë shkatërruar në sintoni me vetë KQZ-në këtë proces
Asgjë nuk do të mbulohet me heshtje!
Pas KAS-it i jemi drejtuar Kolegjit Zgjedhor.
Më pas çështja kalon në SPAK.
Çdo operator apo komisioner që ka shkatërruar procesin për të devijuar votën do të kallëzohet penalisht për krim zgjedhor.
Çdo pajisje votimi (PEV) do t’i nënshtrohet kontrollit softëare-ik
Dërgimi i operatorëve pas hekurave nuk është qëllimi ynë.
Rrugën e burgut ata e kanë gjetur vetë.
Ne duam të kthejmë normalitetin zgjedhor në Elbasan sot dhe nesër në të gjithë Shqipërinë!
Pa zgjedhje të drejta e të lira Demokracia është thjesht fjalë!