Arrestohet kreu i bandës serbe që sulmoi gazetarët në Leposaviç

Kreu i bandës serbe që ka sulmuar gazetarin dhe kameramanin në Leposaviç, në veri të Kosovës këtë të premte është arrestuar.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar për çështjen përmes një njoftimi në Facebook duke përgëzuar policinë e Kosovës dhe duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër përveç vënies para drejtësisë të të gjithë kriminelëve.

Reagimi i plotë

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviç me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskoviç do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.

About Redaksia

Check Also

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në …

Leave a Reply