Protestë para Kryeministrisë kundër Ramës pas deklaratave për Kosovën

Qindra qytetarë janë mbledhur përballë kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës.

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë.

Një prej qytetarëve, i pranishëm në protestë tha se kryeministri Edi Rama duhet të dalë hapur dhe të thotë është më vëllezërit tanë kosovarë apo me serbët.

Protestuesit kanë valëvitur flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së.

 

About Redaksia

Check Also

Izolimi i regjimit/ Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosin sanksionet e para ndaj Ramës

SHBA pezullon vizat ndërsa Bashkimi Europian pezullon fondet për regjimin e Tiranës. Këto janë snaksionet …

Leave a Reply