Nga Milaim NELA
Rama nuk e ka hiç problem nëse e humbet Kukësin tashmë.
As problem ta djegë Gjicin!
Rama ka pasë qëllim të poshtërojë Kukësin e ti godasë atë që ka patur më të shenjtë MORALIN dhe Besën e kuksianëve.
Kukësi ishte qarku i vetëm që nuk e përfilli ligjin 7501 të parlamentit të Ramiz Alisë por secili shkoi në pronën e vet.
Në 1997 Kukësi ishte qyteti i vetëm ku nuk u thy asnjë xham, zero.
Në 1999 Kukësi nje qytet 25 mije banorë u bë streha e 450 mije shqiptarëve të Kosovës e mori vemendjen e të gjithë botës!
Kjo sigurisht i ka dhembur shumë padronit të tij në Beograd sepse ai nuk i donte ata në Kukes por në botën e jashtme, mundësisht në Anadoll!
Në 2013 Kukesi ishte qarku i vetëm që qëndroi blu e Rama êshtë intaçor shumë i madh e këtë se harron kurrë.
Ai asht ndje i poshtëruar që qarku më i varfër i vendit e refuzoi e ja pshurri 1 milion shuplakat.
Ishte ky poshtërim që e bëri Edi Ramën që ardhjen në Tiranë të ju a bëjë me para duke ju a vendose kufirin në Thirrë!
Kuksianët janë të vetmit që paguajnë gjobë për të vizituar kryeqytetin e tyre edhe pse janë më të varfërit.
Në mendjen e Edi Ramës është “Mission accomplished” – mision i realizuar.
Sipas mendjes se tij Kukësin e ka poshtëruar pasi mediat do flasin për këtë gjest edhe për vitet në vazhdim siç flasin për Shukriun e Dibrës!
Shkodrën Tropojën e Kukësin ai ka dashtë veç ti poshtërojë në zgjedhjet që sapo kaluan.
E për këtë nuk ka kursyer absolutisht asgjë para, pushtet, joshje e marifete si ky që doli sot vetëm e vetëm të realizojë paranojën e tij.
Pastaj Kukesin e Lumën ai e ka amanet special nga vëllai dhe njëkohësisht padroni i tij Aleksander Vuçiç që të ja nxijë jetën deri sa këmbë lumjani të mos mbetet në ato anë.
Luma është dhimbje serbe 111 vjeçare.
Të mos harrojmë edhe dronin në mes të Beogradit që erdhi po nga një kuksian!
E këtu të dyve si Rames si Vuçiçit ju bashkohen interesat.
Gjici është vetëm karta e radhës së lojës së fëlliqur të Edi Ramës!
Por loja vazhdon…
Mjer ai që ka radhën e kujton se është nën mbrojtjen e tij.
“Nuk keni parë gjë akoma” …vlen për këdo edhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt!
Ata që nuk e kanë kuptuar akoma do ta kuptojnë safetçe!
Mbani frymën miq…