Grenell: Administrata e Trump bëri progres në Kosovë

Ish-i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Grenell, tha se administrata e Donald Trump ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për të afruar Kosovën dhe Serbinë.

“Për shkak se ne ishim duke bërë aq shumë progres, ne diskutuam idenë potenciale për heqjen e NATO-s nga Kosova në vitin 2020”, tha ai në Real America’s Voice.

Grenell tha se Kosova e Serbia u pajtuan për zhvillim ekonomik, për hapje të kufijve dhe se pati marrëveshje edhe për fluturime mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai tha se administrata e Joe Biden vendosi që të ndryshojë politikat ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se tani BE-ja është në krye.

About Redaksia

Check Also

Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim

Alex RAUFOGLU Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja dhe Irani janë më …

Leave a Reply