Iranianët dalin në protestë me foton e viktimës

Banorët e kampit në Manëz vazhdojnë protestat për qytetarin që pretendohet se ka ndërruar jetë gjatë aksionit të Policisë së Shtetit. Me foton e të ndjerit në duar kanë dalë në kangjellat e derës së rrethimit të kampit të MEK në Manëz, ndërsa premtojnë se do të kërkojnë drejtësi për zhvillimet e paradites së sotme.

Prej mëngjesit të sotëm, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

About Redaksia

Check Also

OSBE-ODIHR hedh në kosh të plehrave 11 majin/ Problemet e numërimit të votave ndikuan në proces

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Zyrës për Institucionet Demokratike dhe …

Leave a Reply