Ronaldos po i bashkohen yjet në Al Nassr

Cristiano Ronaldo ishte ylli i parë i madh që përfundoi në vendin nga Lindja e Mesme, ndërsa rrugën e tij e ndoqi Karim Benzema, por edhe yje të tjerë që pritet të zbarkojnë në tokën arabe.

Shumë shpejt, “CR7” do t’i bashkëngjitet Hakim Ziyech, i cili është drejt largimit nga Chelsea.

Me gjasë, këtë javë do të mbyllet marrëveshja e Al Nassr me futbollistin ofanziv maroken.

Jo vetëm kaq: shumë shpejtë do të arrijë një ofertë zyrtare edhe për Marcelo Brozovicin, të cilin Interi nuk e konsideron të pashitshëm.

Gjithashtu, Ronaldos në ekip mund t’i bashkohen edhe Wilfried Zaha, i cili mund të largohet nga Crystal Palace dhe Roberto Firmino, i cili në ditët në vazhdim do të lirohet nga kontrata që e lidh me Liverpoolin.

Nuk përjashtohet edhe arritja e një portieri, ndërsa ndër mundësitë më të mëdha është Asmir Begovic.

Ndërkaq, në mesfushë, Al Nassr e pëlqen edhe Saul Niguezin e Atletico Madridit, ndërsa në sulm ky klub e ëndërron Heung Min Sonin e Tottenhamit.

Edhe klubet tjera të Arabisë Saudite janë vënë në gjah për ta përforcuar ekipin me lojtarë të njohur dhe të mëdhenj.

Arabia Saudite synon ta forcojë ligën e futbollit dhe të bëhet vend i futbollit, në mënyrë që ta ketë më të lehtë që ta fitojë të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror në vitin 2030.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply