Studentët e mjekësisë në protestë, reagon Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbështet protestën e organizuar nga studentët e mjekësisë kundër punësimit të detyrueshëm.

Berisha shkruan se, do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara universitetit, pasi kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria, kerkojnë liri në zgjedhjet e tyre.

Postimi

Studentët e mjekësisë në protestë!

Do do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara universitetit, pasi kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria, kerkojnë liri në zgjedhjet e tyre.

Mbështetje të plotë protestës së tyre të drejtë.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe e Arsimit, Evis Kushi janë takuar me studentët e mjekësisë të premten ku propozuan punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.

Sipas qeverisë ky nuk është vetëm një kontribut për vendin, por edhe një mundësi që studentët të mundet të marrin më shumë eksperiencë për formimin profesional.

About Redaksia

Check Also

OSBE-ODIHR hedh në kosh të plehrave 11 majin/ Problemet e numërimit të votave ndikuan në proces

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Zyrës për Institucionet Demokratike dhe …

Leave a Reply