Beleri i Himares apo “bejleri” i madh?!

Nga Iva V.GRILLO

Kandidati fitues i Bashkise Himare vijon te mbetet ne burg.

Thone qe eshte arrestuar sepse paska dashur te fitoje kunder makinerise elektorale milioneshe te regjimit Rama duke dashur te bleje Himaren me nje shume parash qe nuk e kalonin shifren e 350 euro…

Une nuk e kisha degjuar emrin e kandidatit opozitar per Himaren deri para zgjedhjeve kur u bullizua, intimidua dhe denigrua boterisht nga kryeministri Rama. Pas anketimeve qe e nxirrnin fitues…

Dikush argumenton se nuk ekziston shume empati per burgosjen e Kryetarit te Bashkise Himare sepse narrativa e tij gjate viteve ka pasur drite-hijet e veta duke demtuar interesat shqiptare ne favor te grekeve…

Ndoshta, por elektorati himarjot e ka votuar zotin Beleri nen presione te medha dhe madje kur ai ishte nen arrest. Dhe vota e tyre flet shume per ate se cilin konsiderojnë rrezik me te madh himarjotet: Belerin apo regjimin Rama…

Prandaj, pavaresisht mjegulles propagandistike qe krijon regjimi Rama per te grabitur Himaren e pasurite e saj, thelbit qe nuk i ikim dot eshte:

kryetari opozitar i Bashkise, i zgjedhur me vote nga himarjotet, vazhdon te mbahet ne qeli me makinacione duke mos u lejuar te marre detyren.

Dhe ky eshte nje mjerim i madh persa i perket kapjes se intitucioneve dhe nivelit te demokracise…

Sa per aktivitetin antikombetar te tij, ndoshta duhet ti vendosim gjerat ne perspektive.

Vertete rreziku me i madh per shqiptarizmen te jete Beleri i Himares apo “bejleri i madh” qe po luan bixhoz me pasurite e vendit dhe interesat tona kombetare?!

About Redaksia

Check Also

Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn

Nga Andi BUSHATI Sa më shumë që Erion Veliaj po shpenzon kohë me kolegët e …

Leave a Reply