Nga Adriatik R.DOSTI
Kualifikueset e Euro 2024…
Sot ishte dita e Shqipërisë dhe e Moldavisë…
Kane fituar te dyja…kuq e zinjte 3-1 ne fushen e Ishujve Faroe …dhe moldavet me permbysje nga 0-2 ne 3-2 ne fushen e tyre kunder polakeve …
Dhe tashme tre te parat e grupit tone jane …Cekia me 7 pike…Shqiperia me 6 dhe Moldavia me 5…e kesisoj per Kombetaren tone sfidat e 7 dhe 10 shtatorit kunder Cekise ne Prage e kunder Polonise ne Tirane marin vemendjen maksimale…
….Si e pashe une dhe si e komentoj une fitoren 3-1 te Shqiperise ne Ishujt Faroe…
Nje kundershtar qe duhej mundur…dhe u mund…paster e bindshem !
Absolutisht nje Shqiperi qe e dominoi pothuajse krejt ndeshjen…perjashtuar disa minuta sporadike te vendasve…
I sakte vendimi i Silvinjos per te lene ne stol Uzunin e Baren…e per te patur ne fushe Asllanin e deri diku edhe Seferin…
Asgje personale me te….por me duhet te pohoj se njeriu e lojtari me negativ ne shume kend-veshtrime per Shqiperine ne kete ndeshje ishte e mbeti derisa u zevendesua Cikalleshi…
Nje gjest aspak prej futbollisti profesionist i tij ndaj Asanit…nje penallti e humbur po prej tij fale nje vet-besimi te tepruar e mungese pergjegjesie …dhe dy raste flagrantte per gol te humbura po prej tij…duhej ta kishin bindur Silvinjon qe te mos ta niste pjesen e dyte po me Cikalleshin…
Nejse…nje Shqiperi e vendosur perfekt ne fushe dhe me besim absolut tek fitorja….me 3 sulmues ne fushe gjate gjithe kohes……dhe kjo gje me pelqeu fort…
Dy raste te tjera fare te pastera humbur nga Seferi e nje nga Asani e Mehmeti…qe me detyrojne te them se Shqiperia duhej te kish fituar sot te pakten 6-2…..dhe kete e them pa e egzagjeruar fare…perfshi ketu edhe penalltine e humbur asisoj prej Cikalleshit…
Ndihem i keq ardhur vertet tek goli i vendasve teksa Berisha u gjend krejt i pa pergatitur dhe reagoi me shume vonese dhe kot fare…
…Hysaj e Ismajlaj gabuan serisht ne 2-3 raste…gabime keto qe me kundershtare te llojit tjeter kushtojne rende…
Mitaj me pelqeu serisht …sidomos kur gjykoj edhe moshen e tij them …ruaje Zot …e keshtu vazhdofte.
Te tre golat njeri me i bukur se tjetri…model aksioni kur shenoi Bajrami…klas per nga egzekutimi goli i Asllanit…dhe brilant aksioni ne golin e Mucit…
Gjimshiti e Ramadani konstant , racional e te sakte…
Asllani – Bajrami e Asani pergjithesisht mire…ndersa Seferi mire ne pjesen e pare por jo ne te dyten… e per Cikalleshin nje ndeshje per tu harruar…
Nje Shqiperi qe e ka mundur kundershtarin ne fushen e ketij te fundit ne gjithcka…me loje, me raste, me aksione, me gola…etj etj…ndaj dhe cdo koment tjeter do te ishte i tepert…
I sakte e ne kohen e duhur Silvinjo ne nderrimet e bera edhe pse personalisht e riperseris …s’duhej nisur pjesa e dyte me Cikalleshin e Seferin por me Uzunin e Mucin…nderkohe qe prania e Sadikut dhe e Bares ne fushe ne fund te ndeshjes nuk ndikuan pothuajse fare derisa perfundoi takimi…
Shqiperia fitoi …dhe eshte fitorja e dyte radhazi e saj… dhe kjo nuk eshte pak ne ndeshje te tilla euro-kualifikuese…nderkohe qe ”pa dashje” edhe Moldavia i ka bere asaj nje goxha nder te madh teksa ka mundur Polonine ne nje ndeshje pothuajse te frikeshme e te cmendur…dhe e ka katapultuar tani per tani si te dyten e grupit…
Bravo dhe suksese Shqiperia ime !
A.R.D