Përplasje me Ballukun, Ardian Çela nuk është më drejtor i OSHEE

Ardian Çela nuk do të jetë më në krye të OSHEE-së. Largimi i Çelës përkon edhe me mbarimin e mandatit të tij në krye të OSHEE-së, megjithatë duket se ka patur një raport të ngrirë me shefen e tij, Belinda Balluku, e cila në fillim të këtij viti bëri edhe një deklaratë të fortë në raport me Çelën dhe të jerë si ai.

Më 10 janar 2023, pyetjes së gazetarëve nëse ishin të vërteta, fjalët e dala nga PS për shkarkimin e drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, Balluku, iu përgjigj:”Kush nuk zbaton standardet tona do largohet, por gjersa pyetët për emër konkret, duhet ta dini se asnjë nuk është i pa zëvendësueshëm“.

Mësohet se ata kanë patur një raport të prishur prej kohësh duke rezultuar në largimin e Çelës nga drejtimi i OSHEE-së pas 9 vitesh në detyrë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Veliaj i dha Ajolës rreth 97 mijë euro në vetëm 1 vit nga fondet e Bashkisë

Ola XAMA Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar …

Leave a Reply