Teliti: Forca e kartoni të PS bën çudira

Nënkryetari i Këshilli Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka akuzuar këshilltarët e PS-së të cilët kanë shkelur ligjin me forcën e kartonit në mbledhjen e parë të konstituimit.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti thekson se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkelur ligjin duke mos u betuar siç e kërkon rregullorja para këshilltarëve në sallën zyrtare të Këshillit Bashkiak.

Gjithashtu Teliti ka denoncuar PS-në se ka marrë përfaqësimin e plotë të Këshillit të Qarkut Tiranë me forcën e kartonit, ndonëse 8 përfaqësime i takonin forcave opozitare.

Postimi i plotë

Forca e kartonit te PS ne Keshillin Bashkiak te Tiranes ben cudira dhe sfidon hapur ligjin duke e shkelur ate qe mbledhjen e pare konstituese te Keshillit!

🆘Kryetari i Bashkise nuk betohet sic e kerkon ligji dhe rregullorja perpara keshilltareve ne sallen zyrtare te Keshillit Bashkiak.

🆘PS merr perfaqesimin e plote te Keshillit te Qarkut Tirane, nga 20 perfaqesime per gjithe forcat politike, PS i gllaberoi te gjitha pa te drejte e thjesht me ngritje kartoni, ndonese 8 perfaqesime i takonin forcave opozitare. Populli opozitar i Bashkise Tirane, mbi 40 % e qytetareve, nuk kane asnje perfaqesim sot ne organin perfaqesues te qarkut.

🔹Si Nenkryetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes ju premtoj se do jem zeri juaj, zeri i cdo qytetari per hallet dhe problemet e tij.

Me te vertete nuk kemi forcen e kartonit, por forcen e zerit dhe denoncimit askush nuk na e heq dot!

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply