Baçi i kërkon qeverisë të ulë traun e doganës: Nxirrni dy-tre deputetë dhe talleni me fermerët

Deputeti i PD, Luan Baçi ka folur me tone të ashpra ndaj qeverisë në Kuvend, përsa i përket mbështetjes së fermerëve vendas. Baçi i kërkoi qeverisë të ulë traun e doganës për pronarët e mëdhenj e të fuqishëm dhe të suportojë fermerët vendas.

Ai deklaroi se nuk është problem nëse pronarëve të fuqishëm iu bien pak fitimet.

“Ju duhet të reagoni dhe jo të qeshni. Ju duhet të reflektoni dhe jo të qeshni, ju duhet të merrni përgjegjësi përsipër dhe jo të talleni me fermerët. Nxirrni dy-tre deputetë dhe talleni me fermerët.

Ulni traun e doganës. Le t’u bien pak fitimet atyre pronarëve të mëdhenj dhe të fuqishëm dhe të ndihmohen fermerët e vegjël, qytetarë të këtij vendi”, theksoi deputeti.

About Redaksia

Check Also

Dita e Verës/ Berisha: Shqiptarët janë më optimistë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha nga Elbasani është shprehur se shqiptarët janë më optimistë se …

Leave a Reply