Deputeti demokrat Dashnor Sula, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se skenari për rikthimin e Bashës prap, ishte i përgatitur dhe pjesë e tij ishte dhe Enkelejd Alibeaj.
‘Një përfaqësues i famshëm që fsheh listat, mbyll uebin, e hap, e ka bërë si tra dogane edhe ai tjetrit që i them Taulant Balla se s’mund ti them më Taulant Zeneli, kështu që këta të dy e kanë marrë të gjithë procesin në dorë, pa asnjë lloj funksioni politik dhe asgjë. I kanë anashkaluar të gjitha sekretarët.
Në mbledhjen e kryesisë atë ditë thonin, me datën 15 korrik duam zgjedhjen e kryetarit, luajtën mendsh. Këta nuk e kërkuan prej 1 viti e gjysëm.
Enkelejd Alibeaj, nuk e di se si i ka bërë këto lloj gjërash, nuk arrij ta kuptoj, nuk i jap dot një shpjegim. Kam pasur respekt se ishte profesionist i mirë. Disa deputetë na thonin, patericë e Bashës, por të dy paterica, skenari paska qenë i përgatitur, gjithçka.
U thosha dilni në media, debatoni, jo thonin e prisnin me qetësi’, tha Sula.
Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Sula tregoi për negociatat që bëheshin në 2021 për bashkimi ne PD.
‘Pas 6 marsit nëse nuk do ti kishim kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, ai aty do të ishte, siç paska qenë, më falni për naivitetin. E kam besuar se ky njeri nuk do të rikthehet, unë kështu e kam besuar. Dhe kur më thoshte Helidon Bushati që të distancohemi nga ish-kryetari Basha, nga deputeti Basha, i them, Helidon je i çmendur, ka ikë ai, por ja që erdhi. Ti themi gjërat siç janë.
Kam qenë bashkë me Lefter Gështenjën dhe Helidon Bushatin dhe kemi kërkuar në atë kohë, sepse edhe bashkim mekanik nuk mund të kishte pas 6 marsit, propozuam një platformë.
Një të shtyhet 30 prilli, të mos zgjidheshin seksionet, që nuk po bëhen edhe sot qe nuk po bëhen zgjedhje, si sot, se sot zgjidhet kryetari dhe më pas të gjejë anëtarë, se nuk ka anëtar dhe pala tjetër dhe pala tjetër të hiqte padinë nga Apeli.
E di çfarë ka ndodhur në atë mbledhje, sikur i pickoi një gjë dhe ikën të gjithë nga tavolina. Për hir të vërtetë, sapo Berisha thoshte dy fjalë, si politikan i vjetër, çoheshin të tjerët sikur po e mbysnin’, tha deputeti Dashnor Sula