Nga Adriana KALAJA
Patjetër që Këshilltarët Bashkiakë duhet të jenë ose me pushime ose “në krye të detyrës” si në 17 maj 2020, ditën kur bastardët e shembën, se ndryshe nuk do rrinin pa reaguar fort për rifillimin e punimeve dhe masakrën që po ndodh te Sheshi Teatrit Kombëtar.
Dhe, kur kanë kaluar mbi 24 orë.
Ose presin miratimin e shefit të ri.
Mjerisht po i njëjti edhe pas 8 viteve.
Nuk di për kë të trishtohem dhe të ndjej më shumë dhimbje:
Për atë që po i bëjnë barbarët dhe antishqiptarët Tiranës apo,
Për tradhëtinë e madhe ndaj saj.
Zot na ruajt nga Lulzimsat e rinj të cilët fatkeqësisht nuk po prodhohen vetëm në zyrat e Soros, Ambasada, Kryeministri apo Bashki.
Gjithsesi,
Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.