Presidenti Putin i quan ‘tradhti’ veprimet e liderit të Wagnerit

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin grupit paraushtarak Wagner për “tradhti”, raporton Anadolu.

Duke iu drejtuar kombit, ai tha se Forcave të Armatosura Ruse u janë dhënë urdhra për të “neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.

“Të gjithë kriminelët që po tentojnë rebelim të armatosur do të ndëshkohen në mënyrë të pashmangshme”, tha Putin.

Çdo trazirë në vend është “kërcënim vdekjeprurës”, tha ai, duke shtuar se veprimet e Moskës do të jenë “të ashpra”.

Presidenti rus tha se do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur Rusinë.

“Nuk do të lejojmë që një luftë civile të ndodhë përsëri dhe do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë”, tha Putin.

Megjithatë, Putin lavdëroi luftëtarët e Wagnerit në Ukrainë, duke i quajtur “heronj”.

Rusia ka akuzuar shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, për nxitje të një rebelimi pasi forcat e tij në Ukrainë kaluan në qytetin rus të Rostovit.

Tensionet midis Kremlinit dhe Wagnerit u rritën pasi Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulm ndaj mercenarëve të tij, duke u zotuar të hakmerret.

Rusia i mohoi këto pretendime dhe lëshoi urdhra arresti për Prigozhinin.

Prigozhin në muajt e fundit e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mosfurnizim me armë të mjaftueshme për grupin paraushtarak.

About Redaksia

Check Also

Trump i shpreh mirënjohjen TikTok-ut: Ndikoi në fitoren time

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, deklaroi të dielën se mund të mbështeste vazhdimin e operimit …

Leave a Reply