Vjosa Osmani në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke marr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi.

Ndër të tjerë në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se po qëndron në Podgoricë për të rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet.

“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt brenda institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetmë të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon Vjosa Osmanin për shpërndarjen e Parlamentit

Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të …

Leave a Reply