Policia në Elbasan i shoqëroi djalin, e ëma: Sikur jemi në diktaturë!

Sot policia njoftoi për një operacion antidrogë në Elbasan, ku dhe janë arrestuar 45 persona. Nëna e një prej të shoqëruarve ka thënë mes lotësh se forcat policore erdhën sikur do të merrnin kriminelë, dhe se nuk gjetën gjë pasi kontrolluan shtëpinë.

“Morën çunin, dyshonin për nipin për drogë. Gjë nuk gjetën. Ka që në orën 6 e djali rri brenda. Ishin 6-7 policë. Sikur jemi në diktaturë, sikur me pas kriminelë në shtëpi. Dyshojnë se nipi dikur ka bërë tregti droge. Në asnjë mënyrë. Jemi bërë më keq se Putin që po vret njerëzit tani”, u shpreh ajo.

45 persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim, në një operacion të gjerë antidrogë. Hetimet për këtë operacion zgjatën 3 muaj.

Familjarët e të arrestuarve prej orësh ndodhen pranë rajonit të policisë në Elbasan, nga ku presin të marrin informacion rreth këtyre shoqërimeve.

Disa prej tyre kanë komentuar situatën, ku janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion mbi arrestimet e familjarëve të tyre dhe se policia nuk i ka dhënë asnjë arsye apo detaj mbi këtë situatë.

Ato kanë treguar se një numër i madh efektivësh të RENEA-s i kanë bërë kontroll në banesa për armë dhe lëndë narkotike dhe kjo situatë i ka trembur shumë.

“Më kanë arrestuar çunin sot në, mëngjes se dyshonin tek nipi për drogë. Gjë nuk gjetën e i thanë hajde se kemi për të sqaruar diçka. Ishin shumë policë, u trembëm si të mos trembesh si të kesh kriminelë në shtëpi si në diktaturë po jetojmë mes kriminelësh. Dyshojnë se nipi dikur ka bërë tregti droge, në asnjë mënyrë. Kontrolluan shtëpinë nuk gjetën asgjë. Jemi bërë më keq se në diktaturë”- shprehet një e moshuar mes lotësh.

“Nuk kemi asnjë informacion pse e kanë marrë vëllain. Erdhën në 5 të mëngjesit, erdhën në banesë nuk imë asnjë gjë nuk na dhanë asnjë informacion. Shumë të trembur jemi se ishin rreth 20 veta, nuk dimë asnjë gjë pse e morën. Asnjë informacion nuk na kanë dhënë deri më tani”- tha një zonjë.

“Asnjë gjë nuk na kanë sqaruar, në 4 pa një çerek erdhën 4-5 policë përmbysën shtëpinë thanë keni armë. Nuk i pyeta a janë policë jam shefi i krimeve më tha. Merren me ne fukarenjtë.  E morën me vete erdha për t’i dhënë ilaçin se ka mish të huaj është i bllokuar por nuk e fusin.”– tha një e moshuar.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply