Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi i qytetarëve ndaj kompanisë SIGAL UNIQA Group Austria.
Si në sigurimet e Jo-Jetës, që përbëjnë edhe përqindjen më të madhe në treg, ashtu edhe në ato të Jetës, SIGAL UNIQA vijon të mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.
Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF, për ecurinë e tregun e sigurimeve për periudhën janar-maj 2023.
Sipas raportit, kompania pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group” ze 29% të tregut në sigurimet e Jo-Jetës, aty ku operojnë 8 kompani. Dhe mbi 43% në Sigurimet e Jetës ku operojnë 4 kompani.
Në Sigurimet e Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-maj 2023, SIGAL UNIQA numëron 2,4 miliardë Lekë prime të shkruara.
Tregu në Sigurimet e JO-JETËS
Por që të ruash një besim kaq konstant për një kohë kaq të gjatë, sigurisht që duhet të jesh pranë klientëve me pagimin e dëmeve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë. Dhe këtu SIGAL UNIQA rezulton sërish kompania numër 1 duke zënë mbi 23% të të gjithë totalit të dëmeve të paguara nga 8 kompanitë. Thënë në shifra konkrete, për 5 mujorin e parë 2023, kompania ka paguar mbi 570 Milionë Lekë dëmshpërblime.
Dëmet në Sigurimet e JO-JETËS
Edhe në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të mbetet lidere e tregut duke zënë mbi 43% të tij.
Tregu – Sigurimet e JETËS
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL LIFE qëndron në krye mes 4 kompanive duke paguar mbi 51% të totalit të dëmshpërblimeve.
Dëmet në Sigurimet e JETËS
Sipas shifrave të AMF, nëse do të llogarisim totalin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Jo-Jetë dhe Jetëm ku operojnë 12 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria ze 30% të tij.
PSE KY BESIM I PALËKUNDUR TEK KJO KOMPANI?
Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2100 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1100 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1 milion klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.
Ndaj, edhe sot, pas më shumë se 24 vjetësh, kjo kompani mbetet adresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 0686062829