Kryeprokurori raporton në Kuvend, Vokshi e pyet: Pse nuk e hetoni Erion Veliajn?

Gjatë raportimit në Kuvend për punën e Prokurorisë së Përgjithshëm, kreu i saj, Olsian Çela, është pyetur nga deputetja e PD, Albana Vokshi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit organet e drejtësisë nuk kanë nisur asnjë hetim edhe pse është kallëzuar si nga opozita dhe nga shoqëria civile.

Ndërsa rendiste një sërë aferash korruptive në tendera, prokurime si dhe për inceneratorin e Tiranës, Vokshi pyeti Çelën nëse Erion Veliaj është imun ndaj organeve të drejtësisë apo ka diçka tjetër që nuk e lejon prokurorinë të nisë hetimet.

Ashtu siç pritej, në përgjigjen e tij, Çela i ‘bëri bisht’ kësaj pyetje që shqetëson jo vetëm opozitën, por edhe opinionin publik, duke ‘ia kaluar topin’ Prokurorisë së Posaçme.

Vokshi: Ka një ide të përgjithshme që Erion Veliaj është imun ndaj të gjitha rasteve të hetimit në Prokurorinë e Tiranës. Thuhet që është e kapur politikisht. Janë bërë shumë denoncime dhe kallëzime penale nga ana e opozitës, për abuzime në tendera, abuzime në prokurime, abuzime në landfillin e Tiranës, inceneratorin e Tiranës, janë bërë dhe kallëzime penale nga opozita dhe shoqëria civile, po deri më sot nuk ka nisur asnjë hetim, pra përveç atyre që janë dërguar në SPAK, janë dërguar edhe në Prokurorinë e Tiranës, po prapë asnjë hetim për Erion Velinë. Pse për Erion Veliajn nuk nis Prokuroria e Tiranës asnjë hetim? Ka ndonjë gjë që e pengon prokurorinë, të paktën ta nisi dhe më tej. Faleminderit!

Çela: Kryetarët e bashkive janë subjekte të posaçme, si të tillë janë kompetencë e Prokurorisë së Posaçme jo e prokurorive të juridiksioneve të përgjithshme, megjithatë nëse lidhet me çështje konkrete në çdo rast nëse ka vendimmarrje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, duhet t’i drejtohemi prokurorive përkatëse për të marrë informacion në lidhje me çështjen që duhet të vlerësohet nga prokurori që ka hetuar çështjen. Ndërsa ajo që ju ngrini përsa i përket kompetencës, në çdo rast kur ka një vlerësim të ndryshëm të kompetencës mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ajo që vendos për kompetencën është Prokuroria e Posaçme.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply