Pazari Rama-Basha/ Pengjet bashkojnë votat me socialistët në Këshillin Bashkiak Vlorë

Reagimi i sekretarit politik të Partisë Demokratike Vlorë, Klodian Xhyheri

Ditën e djeshme u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak Vlorë.

Është tjetër gjë të t’i tregojnë gjërat dhe tjetër gjë t’i shohësh e t’i prekësh nga afër vetë ato.

Jam munduar të mos shprehem për hir të përçarjes që ka ndodhur në Partinë Demokratike, duke ruajtur sadopak thellimin e kësaj përçarje.

Por s’mund të hesht më, pas maskaradës së djeshme.

Grupimi i ashtëquajtur Basha, Vula a Brava, dje duke bashkuar votat me socialistët zgjodhën zëvendëskryetarin e Këshillit Bashkiak, në shkelje të hapur të rregullores së Këshillit Bashkiak.

Citoj nga rregullorja e Këshillit Bashkiak, neni 15, pika 15 e këtij neni: “Këshilli ka të paktën 2 zëvendëskryetarë. Njëri nga zëvendëskryetarët duhet t’i përkasë partisë më të madhe të opozitës në Këshill, i cili propozohet nga Këshilltarët e…”.

Grupimi Brava kishte vetëm 3 këshilltarë. Bashkë Fitojmë 9 këshilltarë, ku u bashkuan me këtë grupim edhe 2 këshilltarë të tjerë PR dhe LZHK. Pra, gjithsej 11 këshilltarë, të cilët sipas rregullores duhet të propozonin alternativat e tyre.

Mirëpo, në shkelje të kësaj rregulloreje, socialistët me forcën e kartonit votuan alternativën e grupit më të vogël opozitar, grupimit “Brava-Vula e dhuruar”, në shkelje kjo hapur me rregulloren që citova më sipër.

Pazari ishte i bërë më parë, ai nuk paska qenë vetëm në Vlorë. Nga sa po na vijnë informacionet, pazari Rama-Brava paska një shtrirje në gjithë vendin.

E kuptojmë që marrëveshja e 17 majit, e cila ka qenë nën tavolinë doli hapur mbi tavolinë tashmë, por nuk kuptojmë pafytyrësinë e bravistëve kur përmendin demokratët dhe opozitarët.

U urojmë mbarësi krushqëve Brava-Rama, duke u kujtuar se demokratët nuk do t’i gënjejnë dot më me kartën e opozitarizmit, se vetëm opozitarizëm nuk janë duke bërë.

Pasi opozitarët i votuan të bënin opozitë dhe jo të bashkoheshin me Ramën.
Më e pakta që po tregojnë se po bëjnë, janë pazari dhe marioneta e pushtetit.

U vaftë mbarë pazari i gjësë së gjallë!

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply