Berisha: Po shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë, në vend që të rrisni rrogat, i tregoni kamxhikun mjekëve të ardhshëm

Kryetari i PD, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend që të tërhiqet ligji për kushtëzimin e diplomave të studentëve të mjekësisë. Berisha ju drejtua deputetwve socialist se, po shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë, në vend që të rrisni rrogat, ju i tregoni kamxhikun mjekëve të ardhshëm.
“Zonja deputete, zotërinj deputetë!
Zonja kryetare e seancës.
Sot ndërkohë që po flasim, para parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme, kundër një akti absurd, që revokon kohërat e shkuara, më të zezat e këtij vendi, studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Ju me procedurë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim, jashtë çdo lloj standardi të ligjbërjes, keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehtas një ligj i cili ndëshkon çdo student, çdo të ri që ëndërron të diplomohet mjek në këtë vend. Me këtë ligj në fakt ju shkatërroni edhe bastionin e fundit të këtij sistemi jetik për qytetarët shqiptarë, shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë.
Ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale, bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët në zonat periferike. Në thelb, ai ka në themel vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen e shumave kolosale që ju bëni.
Kontrolli i Lartë i Shtetit faktoi se vetëm në 1 vit, kanë vjedhur dhe shpërdoruar 138 miliardë lekë. Vetëm në 1 vit keni vjedhur dhe shpërdoruar një shumë të atillë me të cilën mund të rriteshin rrogat së paku 170 % të të gjithë shqiptarëve. Dhe ju në vend që të përdorni stimulin, interesin e mjekut të ri për të shërbyer në zonat në të cilën ka mundësi të marrë një rrogë më të madhe, të shpërblehet për një start më të mirë ekonomik për jetën e tij, ju i tregoni kamxhikun sot dhe i kërkoni në mënyrën më absurde që ai të firmosë, se do të shërbejë 5 vite në periferi apo në Shqipëri dhe pastaj mund të largohet nga Shqipëria.
Akt i tillë është i pashembullt edhe njëherë.
Ju u tallët me këtë sistem. Në kulmin e covidit një vend shumë më i zhvilluar se ne, anëtar i BE-së, kur konstatoi se mjekë dhe infermierë po largoheshin me shpejtësi drejt Gjermanisë, dhe kjo është Hungaria, vendosi rroga të njëjta me Republikën Federale Gjermane.
Sigurisht që është e kushtueshme, jo e lehtë, por është e detyrueshme nëse do të mbash një sistem shëndetësor në shërbim të qytetarëve. Kurse ju u tallët, i përdorët për paradë, për të mashtruar, për të maskuar krimin tuaj të shëmtuar, me të cilin ju jeni përgjegjës për vdekjen e mbi 20 mijë shqiptarëve nga Covid, ngjitjen e Shqipërisë në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply