Pasi Albin Kurti e injoroi duke mos e pritur, Rama shpërthen ndaj tij: Marksist, Xhuljetë…

Pasi Albin Kurti e injoroi duke mos e pritur në Kosovë, Rama ka nisur sulmet ndaj tij si duket nën efektin e kokainës. Ai e ka quajtur Kurtin marksist, Zhuljetë…

Rama ka dhënë një intervistë për mediat në Kosovë, ku ka komentuar edhe marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Rama ka thënë se nuk ka asnjë problem të takohet me Kurtin, por shtoi se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e tij.

“S’kemi pasur asnjë përgjigje zyrtare. Qeveri të tjera janë përgjigjur përmes kabineteve qeveritare. Edhe tani që flasim s’është arritur të kontaktohet kabineti. Është dicka që unë s’mund ta komentojë”, ka deklaruar Rama.

Rama gjithashtu theksoi se e çmon si njeri pavarësisht bindjeve politike të tij të majta, sidoqoftë me Kurtin si kryeministër ka një ndarje shumë të madhe.

“Se flitet sikur ka ndonjë gjë personale mes meje dhe Albinin, kjo s’ka lidhje fare. Unë jo vetëm që nuk kam problem, e konsideroj një njeri atraktiv që mund të flas shumë, mund të mos biem dakord për shumë gjëra po biseda është e këndshme. Për mua është shumë marksist, por biseda bëhet. E kam shumë marrëdhënie pozitive me atë person. Me kryeministrin e Kosovës në këtë moment kam një divergjencë të madhe, një vetë izolim i çuditshëm që po ja imponon vetë Kosova zyrtarëve partnerëve dhe miqve tanë. Masat janë të përkohshme, janë lënduese”, tha Rama, duke shtuar: “As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”.

Pse nuk ka mbajtur Shqipëria qëndrim për bandat në veri?

“Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë. Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër. Ky është interpretim i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë fare me të vërtetën.”- thotë Rama.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply