Farsa zgjedhore e 14 Majit/ Maliqi: Si e kapa Salillarin të maskuar duke ndarë para në mesnatë

Lefter Maliqi, kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, ka treguar para mediave sot, disa skena të rënda të blerjes së zgjedhjeve me para për këtë bashki nga Partia Socialiste, nga oligarku Salillari siç e cilësoi ai, “njëherë me Benz, njëherë me Fuoristradë 200-300 mijë euroshe, njëherë me kapele, njëherë me veshje të ndryshme”, nga vetë krerët e degëve të PS në komuna si Perondi si edhe me mbështetjen e drejtuesit politik socialist të Beratit- ministrit të sapolarguar Bledi Çuçi.

Maliqi doli para mediave me drejtues të lartë të PD-së që publikuan me prova, blerjen e votave më 14 maj në Berat dhe në Kuçovë.

“Nga ana teknike dhe ligjore do t’ju flasë avokati, zoti Arben Llangozi, tha Maliqi, i cili ishte i pranishëm në të gjithë procedurën gjatë fushatës parazgjedhore, ditën e votimit, ditën e numërimit dhe në të gjitha proceset e tjera kur si asnjëherë më parë, në KAS dhe në Kolegj u bënë gjithsej dhjetë seanca dhe në fund, të dy institucionet e kapura nga leku dhe pushteti, dhanë vendim politik.

Por meqenëse sot është dita e tretë e largimit nga detyra të Numrit 2 të Krimit të Organizuar apo Numrit 3 të Krimit të Organizuar elektoral dhe shtetëror në të gjithë Shqipërinë, drejtuesi i qarkut të Beratit – ministri i Brendshëm Çuçi, i cili foli edhe për integritet në kryerjen e detyrës, ndërkohë që institucionin e rendit e ktheu në çerdhe krimi, korrupsioni, trafiqesh deri nn krim të shëmtuar elektoral duke përdorur Policinë operacionale, Policinë e Shtetit, në të gjithë Shqipërinë dhe sidomos e detajuar edhe në bashkinë Kuçovë.

Të gjithë jeni në dijeni nga të gjitha pamjet filmike për këtë krim të rëndë shtetëror dhe elektoral në bashkinë e Kuçovës, i cili nisi para zgjedhjeve; u vu në veprim oligarku Salillari për të cilin janë bërë dy denoncime në SPAK, por për të gjitha këto problematika janë bërë 6 kallëzime në SPAK, dy nga PD dhe katër nga ne me avokatin dhe qytetarët dhe tre kallëzime në prokurorinë e Beratit. Nëntë kallëzime gjithsej në drejtësinë shqiptare.

Janë bërë 2 km asfalt mbi asfalt pa procedurë nga Salillari, mbi 20 km rrugë rurale të pasqyruara këto edhe me denoncime me firmat nënkotrantore Kora…

Ky oligark bashkë me të tjerë është kapur sa në një market, në një dyqan dhe në takime të fshehta sa arrin kulmin ditën e heshtjes zgjedhore, në orën 12 të natës, ku unë kisha informacion se po shpërndaheshin lekë nga ky oligark në një lokal periferik, i maskuar siç  ishte edhe herët e tjera, njëherë me Benz, njëherë me Fuoristradë 200-300 mijë euroshe, njëherë me kapele, njëherë me veshje të ndryshme dhe kapet mat, debaton nga ana ime e pastaj ndodhi jo ajo e Krujës që nuk ishte gjë, por do të ndodhte një gjakderdhje, por falë, falë gjakftohtësitë sime dhe largimit të njerëzve të shtabit.

Atë natë në Perondi ne kapëm kryetarin e PS-së në një makinë të fshehur nga pas me një grup drejtuesish të PS dhe biznesmenë, pasi kishim informacion se po shpërndanin lekë ditën e heshtje zgjedhore< shtoi më tej z. Maliqi.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën

Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin …

Leave a Reply