Gogëzimi si standart imoraliteti në PS

Nga Redin HAFIZI

Që Toni Gogu është një idiot, këtë nuk e fsheh edhe vetë ai. Megjithatë rreziku qëndron në kthimin si standart të idiotësisë së tij dhe më keq akoma si standart qeverrisës. Në parlament, pikërisht në komisionin e ligjeve deputetit Gogu iu bë pyetja se me çfarë morali diskuton për figurën e të tjerëve kur gëzon votat e familjarëve të deputetit Rrahja që dha dorëheqjen pas një skandali dhe votat e një tjetër deputeti si Ahmetaj të cilit po i tunden prangat. Si përgjigje Toni Gogu nxjerr rastin e Rrahjes si një standart të lartë të një prindi, madje idiotësia e Gogut arrin ta cilësojë si të nderuar. Ndërkohë që për Ahmetajn ai deklaron se grupi ku ai bën pjesë nuk bën shaka me ligjin. Një idiotësi e tmerrshme ku vërtet duket imoraliteti i kësaj qeverrisje.

Në kundërshti me imoralitetin çdo prind do e kishte për turp të përqafonte standartin prindëror që Gogu propagandon. Një prind me standarte nuk nxjerr fëmijë të tillë dhe aq më shumë nuk krijon një familje të tillë. Në momentin kur krimi kryhet atëherë pasojat nuk mund të konsiderohen si standart, por thjesht si larje duarsh nga përgjegjësia prindërore. Ndërkohë në rastin e Ahmetajt Gogu duhet të krijojë standartin ku me ligjin nuk bëhet shaka në mënyrë që krimi i korrupsionit e çdo krim tjetër të mos ndodhë, sepse nëse do të brohorasim se po mbushim burgjet, atëherë jemi tallur me ligjin kur e dimë që çfarë bëjmë është kriminale, por sërish e bëjmë. Megjithatë si dritëshkurtër që është Toni Gogu nuk e kupton se çfarë është e moralshme, pasi është zhytur fort në imoralitetin politik dhe ka gjetur rehatinë aty dhe çfarë është më keq i duket si standarte normale që njerëzit duhet t’i rrespektojnë.

About Redaksia

Check Also

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër. Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr …

Leave a Reply