Nga Alba KEPI
Dikur ishte Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Koci Xoxe, gjeneralë, funksionarë e të gjithë ushtarë politikë të bindur të një sistemi e liderit diktatorial E.H.
E sot janë Tahiri, Ahmetaj, Cuci e ndoshta lista do vazhdoj gjatë me vartës, zbatues e ushtarë të sistemit qeverisës, e të cdo politike, reforme, projekti e vendimi marrë gjatë 3 mandateve të kësaj qeverisje.
Një shkarkohet, tjetri hetohet, një tjetër dënohet.
Dikur akuzoheshin në emër të armikut të popullit, sot në emër të reformës në drejtësi.
Po ku ishte shteti e qeveria kur ata kryenin faje o krime të tilla?
Si dje e sot, të akuzuarit, të arrestuarit, e të dënuarit në emër të popullit e të reformës nuk kanë vepruar, hartuar, firmosur o ideuar asgjë pa miratimin e një sistemi zinxhir e një pushtetit që fakte e ngjarje e dëshmojnë gjithnjë e më të centralizuar.
Pushtetit ekonomik është në duart e një grushti njerëzish, pushteti politik në pëllëmbën e një personi.
Ka që e quajnë sukses, pasi peshqit e mëdhenj ranë në rrjetë, e harrojnë se në zbaticë mbyten peshqit më të dobët, për t’ë favorizuar ata që drejtojnë tufën për një lundrim të ri.
Në këtë luftë mbijetese mes ujit e rrymës, ajo c’ka banorët e tokës presin, është që vala të sjell në breg peshkun më të drejtë që të rrëfej për të gjithë se c’po ndodh në atë errësirë fund deti.
Deri sa nuk do kemi një të penduar që të rrëfej fajet e mos fajet e tij e të atyre që kanë urdhëruar, vështirë se do kemi një reformë apo një sistem ndryshe nga ai sovjetës shqiptare para ’90 e post 2013.
Sic na mëson liturgjia e antimafias, “të penduarit janë persona që kanë humbur e që braktisin një padron për t’i shërbyer një tjetri më të besueshëm”.
E ajo c’ka presim nga këto “suksese” pushteti është të kemi një shtet të besueshëm me reforma të besueshme që kush vendos të rrëfej c’ka ka “nën det”, të ketë garancinë e një drejtësie të drejtë me mbrojtjen e vendimet e duhura lehtësuese.