Paloka: Ahmetaj nuk ka pranuar kompromisin e Ramës, prandaj do kalbet në burg

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zë/kryeministrit Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Reagimi

Nuk arrij ta lexoj plotesisht ate qe do ndodhe me Ahmetajn! Fakt eshte qe ndryshe nga ish-ministrat e tjere te cilet “ja hodhen” me nga nje akuze per shperdorim detyre, akuzat per Ahmetajn jane mjaft te renda, aq sa per ta kalbur ne burg. Edhe poshtrimi qe i beri Rama ne media pas kontrollit qe u ushtrua tek partnerja e tij, tregoi se mardhenia e tyre ishte e tensionuar. Duket sikur Ahmetaj nuk e ka pranuar kompromisin qe Rama ju ka ofruar te tjereve pra nje akuze te lehte dhe disa muaj burg ne kembim te heshtjes se tyre.

Nuk ka idiot ne kete toke qe nuk e di se asnjeri prej ish-ministrave te Rames nuk ka vepruar te pakten pa bekimin e Rames. A mund te besoje kush se kanabizimi i vendit u be prej Tahirit pa e ditur Rama?!

Po per inceneratoret; mbledhja e firmave te gjithe ministrave dhe kryerja brenda pak oreve e procedurave qe normalisht kerkojne muaj te tere qe te kryhen, u be pa bekimin e Rames?! Ahmetaj dhe Koka kishin aq fuqi sa te vendosnin pa Ramen per qindramilione euro?! E ne se do supozonim per nje moment se ishte keshtu, pse e mbrojti e vazhdon ta mbroje Rama aferen e inceneratoreve? Pse Veliaj qe eshte edhe me i zhytur ne kete afere eshte lene teresisht i paprekur?

Ja pra qe kemi te bejme si ne cdo rast tjeter me “drejtesi” qe funksionon me regji te Rames si dhe kur i duhet atij?

I vetmi detaj qe duket ndryshe ne kete rast, jane sjellja dhe akuzat e renda ndaj Ahmetajt. Ne se Ahmetaj nuk e ka pranuar kompromisin, qe te bej burg per Ramen, kjo do te qartesohet se shpejti besoj. Ne fakt nuk ka asnje shanc per te, pervecse te bej te penduarin e drejtesise. Ndryshe do shohim te njejtin skenar te perseritur; nje tjeter limon i shtrydhur qe hidhet ne kosh dhe Rama qe ferkon duart dhe tall menderen nga pas!

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply