Media amerikane: Irani po zbërthen hard disqet e marra nga Shqipëria

Mediat amerikane vijojnë t’i bëjnë jehonë bastisjes së Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë.

Përmes një artikulli të titulluar “Irani pretendon se posedon hard disqe nga bastisja e fundit kundër kampit të grupit opozitar në Europë”, gjiganti mediatik Fox News zbardh detaje të reja nga ngjarja ku mbeti I vrarë 1 person dhe 100 të tjerë u plagosën.

“Irani mburret se ka siguruar të dhëna sensitive elektronike gjatë bastisjes në kampin e Mekut në Shqipëri, gjë e cila ka shkaktuar zemërim nga kundërshtarët e regjimit iranian”, shkruan Fox News.

Në artikull përmendet se autoritetet shqiptare konfiskuan 150 pajisje kompjuterike gjatë bastisjes për shkak të dyshimit në aktivitete të ndaluara politike.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran ka raportuar më 3 korrik se një pjesë e disqeve nga bastisja në Manzë kishin mbërritur në Teheran dhe se ekspertët janë angazhuar për rikuperimin e të dhënave dhe identifikimin e agjentëve të grupit opozitar. Pavarësisht kërkesave të shumta nga Fox News, as qeveria në Iran dhe as misioni i tyre në OKB nuk kanë reaguar.

Prestigjiozja amerikane shkruan se muxhahedinët kërkojnë përgjigje nga Shqipëria dhe SHBA nëse këto të dhëna janë dërguar në Teheran. Ambasada shqiptare në Uashington tha për Fox News se Shqipëria nuk i ka ofruar asnjë të dhënë regjimit të Iranit. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA nuk ka rol në këtë çështje dhe se për këtë gjë duhet kërkuar informacion nga qeveria shqiptare.

Fox News më tej shton se ka rishikuar të dhëna nga shërbimet e inteligjencës europiane në Holandë, Suedi dhe Gjermani, që zbulojnë se regjimi i Iranit vijon të kryejë misione survejimi ndaj disidentëve iranianë dhe MEK-ut.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply