Tërbohet PSG! Mbappe qëndron, nuk e vazhdon kontratën dhe largohet i lirë në 2024

“Seriali” rreth emrit të Kylian Mbappe vazhdon dhe duket se nuk do të përfundojë së shpejti. Superylli francez duket se ka marrë vendimin e tij, i cili ka tërbuar njerëzit e Paris Saint-Germain, pretendon “Le Parisien”.

Konkretisht, Mbappe vendosi të qëndrojë me parizienët, por në të njëjtën kohë të mos rinovojë kontratën.

Kjo do të thotë se sulmuesi 23-vjeçar do të largohet nga Parisi falas në vitin 2024 dhe më pas do të hapet rruga për kalimin e tij te Real Madrid, përcjell abcnews.

Paris Saint-Germain është zemëruar me sjelljen e Kylian Mbappe.

Pavarësisht se i është dhënë një ultimatum për të vendosur nëse do të rinovojë apo të shesë që tani, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit të ri, një goditje kryesisht në pjesën financiare të madhe për kampionët e Francës.

Në fakt, sulmuesi francez nuk do të largohet edhe nëse Parisi ta lërë në stol apo në tribunë gjatë këtij sezoni, pasi tashmë ka vendosur të qëndrojë për sezonin e fundit të karrierës në klub.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply