Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me projektligjin që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të marrin diplomën.
Në mbledhjen e komisionit të Shëndetësisë, Vasili tha se ky ligj miratohet për vetëm 5 vite, ndërkohë që zemra e problemit për mjekët është pagesa.
“Ne kemi të qartë në Kushtetutë që thotë; arsimi i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon asnjë hapësirë për kushtëzim tjetër. Po hajde të ndërronim një herë vendin? Po ta kishte bërë ky krahu tjetër këtë gjë? Si mund të krijojmë një ishull, që ti që vazhdon mjekësinë mban disa barra të renda, se ai që mbaron Stomatologji nuk i ka këto kufizime. Në të gjithë botën, se ju e dini mirë, ajo Gjermania e ka hallin se nuk duan më studentët të vazhdojnë mjekësinë. Se është arsimimi më i gjatë në të gjithë globin. S’ja paguan shteti fjetjen atyre. Taksat i kemi detyrim t’i paguajmë. Do paguajnë t’i mbajnë fëmijët në shkollë, do paguar dhe tarifat. Ndërroni vendin, hajdeni në vendin tonë. Lëreni partinë! Ligj po miratoni, një ligj që e ka fuqinë 5 vite. Ky është vizioni? Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”, tha Vasili.