Ahmetaj në arrati, Parlamenti jep autorizimin për arrestimin e tij

Kuvendi i ka dhënë SPAK autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetaj. Gjithashtu është dhënë edhe autorizimi për kontrollin e banesës së ish-zëvendësit të Edi Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputetët e mazhorancës deklaruan se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Ahmetaj.

Edhe deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ‘Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj’.

Pas dhënies së pëlqimit nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë, relacionet do të kalojnë për votim në Parlament, ku deputetët do të duhet të ngrenë kartonat për të miratuar ose jo heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.

Raporti i Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për heqjen e imunitetit të Ahmetajt do të duhet dorëzohet në administratën e Kuvendit deri ditën e premte në orën 17:00. Ndërsa të hënën pritet të mbahet seanca parlamentare ku do të votohet ky raport që do t’i hapë rrugë përfundimisht ose jo arrestimit të ish-zv/Kryeministrit.

About Redaksia

Check Also

Nesti Angoni që denoncoi Veliajn është vetë “Tarasi”

Erion Veliaj ka deklaruar sot se është denoncuar në SPAK nga një person anonim me …

Leave a Reply