Romeo GURAKUQI
Organet hetimore dhe sistemi i drejtesise ne Elbasan, qe nuk arrijne prej dekadash te fokusohen asnjehere me efikasitet e ne menyre sistemike, ne hetimin dhe gjykimin e ceshtjeve madhore te krimit te organizuar, trafikut te kokaines, eliminimeve mafioze dhe korrupsionit madhor, ia paskan dale ta kopsisin sic e don puna, nje ngjarje krejt te nderlikuar, me shume komponente, me shume aktore veprues dhe mosveprues, duke targetuar ne kete lamsh te ngaterruar, vetem nje: zotin Arber Paplekaj, oficer veteran i Elites se Forcave te Armatosura te RSH. Gjykata e Elbasanit, qe ka leshuar deri tani pa ndeshkim shumekend qe nuk do te duhej, sot i dha denimin me te rende te mundshem, nje Oficeri te Policise se Shtetit dhe te strukturave krenare te luftes kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit, per shkak te perdorimit te armes ne vetembrojtje, ne nje dite kur Policia e Shtetit ishte paralizuar totalisht nga urdhnuesit e skemave zgjedhore, Shpikesit e Skemave te Inceneratoreve, anderruesit e kapjes se pameritueme te pushteteve.
Ky denim ndodh dy dite pasi, te njejtat organe ligjzbatuese, lejuan ikjen e paligjshme nga vendi te ish zv.KM te RSH dhe c’fokusuan nga objekti i hetimit thelbin e nje prej ceshtjeve me madhore te korrupsionit.
Une e konsideroj ngushtimin e subjektit te hetimit dhe gjykimit, individualizimin e paarsyeshem te nje ngjarjeje aq te rende, komplekse dhe shumefaktoriale, nje Dite te Zeze per drejtesine shqiptare, jo vetem per shkak te vendosjes se Gjykates ne sherbim te njeanshem politik dhe thjeshtezimin e cmendur te objektit te gjykimit, por edhe per cektesine uluritese te leximit, kuptimit te rrethanave te ngjarjes, nga pikepamja juridike, psikologjike dhe sociologjike, paftyresise me te cilen kane shenuar “fajtorin” e vetem mes nje grumbulli te pafundem shkelesash te ligjit te shtetit, me krevata ose jo.
Humbja e jetes se nje qytetari eshte nje ngjarje e rende dhe hetimi i specializuar deri ne fund i kesaj ndodhie te jashtezakonshme, eshte detyre e organeve shteterore. Prokuroria e Elbasanit dhe Gjykata e ketij qarku kane pase rastin me u vendos me perkushtim ne berjen e drejtesise deri ne fund, duke i sherbyer me te vertete publikut, per rastin konkret dhe shume me gjere.
Mirepo, per arsye te mangesive kulturore ne arsyetimin juridik, te shkollimeve te papershtatshme, gjykimeve dogmatike, formalizmit dhe perkuljes ndaj zotnuesve me spekter te gjere qe kontrollojne jeten, karrieren dhe te ardhmen, subjektet gjalluese e pallateve te drejtesise i bien shkurt dhe flasin formalisht, pa shpirt dhe pa mendim te thelluar.
Nga ana tjeter, edhe denimi me nje akuze te pasakte, ngaterrimi i nje figure te nje vepre penale me nje tjeter, thjeshtezimi i padrejte i rrethanave te nje ngjarjeje me dhjetra aktore te perfshire, shkon perkunder parimeve te berjes se drejtesise, cenon pertej cdo limiti autoritetin e Pallatit dhe Shtetit, fut ne hulli te renda jetet e familjeve te prekura nga kjo ngjarje qe nuk duhej te ndodhte.
Nje gje ama eshte e sigurte: nderkohe qe dy familje vuajne, njera nga humbja e njeriut te dashur dhe tjetra nga privimi i lirise se kryefamiljarit, skenaristet e vertete te Skenes Elektorale me perplasje fizike, dhune verbale, canta me para, karta identiteti, etj., do vazhdojne te jetojne te qete dhe flasin nga tribuna e Parlamentit ne Tirane, Kabinetet Ministrore, te mbrojtur me imunitet dhe paprekshmeri nga Pallati i Drejtesise se Elbasanit dhe Tiranes te marrun se bashku.
Qytetaret kerkojne drejtesi, por Shqiperia eshte vendi ku nuk mund te marresh asnjehere drejtesi ne qofte se je njeri i zakonshem, ose kur zotat te kane piketuar te te bejne domosdoshmerisht fajtor, per te fshehur Fajin e tyre te madh.
Drejtesia duhet te jete, edhe e barabarte per te gjithe, edhe profesioniste edhe e pa ndikuar nga rrethanat subjektive, politike dhe gangsteriale.