10 fakte që vërtetojnë se Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale

Nga Abi MALLTEZI

  1. Për t’i hapur rrugën mega-aferës së inceneratoreve u injorua Strategjia dhe Plani i Veprimit te trajtimit të mbetjeve, financuar me miliona € nga BE.
  2. Në kundërshtim me ligjet dhe MAS me BE, u përjashtua gara e hapur në prokurimin publik, në një aferë mbi 430 milionë €.
  3. Në kundërshtim me ligjin përzgjodhen për të tre inceneratoret, të njëjtët personazhe pa asnjë eksperience.
  4. Edi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë firmosur me negociata të mbyllura kontratën, edhe pasi drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, kundërshtoi firmosjen e kontratës me negociata të mbyllura sepse nuk lejohet nga ligji.
  5. Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, në kundërshtim me ligjin, kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë që nuk ekzistonte askund.
  6. Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, në kundërshtim me ligjin morën paratë e fondit të emergjencës së Këshillit të Ministrave dhe i disbursuan për blerjen e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, e cila nuk dispononte asnjë qindarkë në buxhetin e saj. Këto fonde janë për zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Kështu që banorët e Shkodrës, Vlores, Fierit, etj. nuk morën asnjë fond per permbytjet sepse ato i gllabëroi organizata kriminale.
  7. Prej 7 vitesh, Veliaj dhe Rama paguajnë 29 € për ton per mbetjet, nga 11 € që ishte përpara. Në këtë mënyrë ata fusin 18 € për ton në xhepat e tyre.
  8. Veliaj në dhunim të ligjit, ka firmosur vete në emër të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut pa i mbledhur ato.
  9. Të 3 kontratat janë unike në botë, pasi kanë nenin e pamundësisë së heqjes dorë nga kontrata, ajo sanksionon: asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata. Dështimi e secilës palë për përmbushjen e detyrimeve të kontratës nuk do interpretohet asnëjherë si tërheqje nga kontrata apo si heqje dorë nga të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ajo.
  10. Në kundërshtim me ligjin e koncesioneve kanë miratuar pa asnjë vendim zyrtar, kalimin nga një dorë në një dorë tjetër, aq sa sot SKAP-i i partisë, deklaron se nuk e di cili është pronari i kësaj kompanie.

About Redaksia

Check Also

Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë …

Leave a Reply