Allasoj sojesh, por si ky lloj soji kurrë s’ka pa Shqipnia!

Nga Alba KEPI

Te kjo fotografi e zgjedhur me kaq largpamësi e shpotitje, fshihet ndoshta prova, shantazhi, shpagimi, kërcënimi, haku, gënjeshtra, e vërteta, bashkëpunimi o bashkëfaji i këtij mega skandali!

Por kjo fotografi e këto fjalë janë dhe prova e arrogancës e pandêshkueshmërisë, mos vlerës që kanë ligjet, reformat, institucionet, drejtësia e autoritetet shtetërore në Shqipëri.

Ish numri 2 i qeverisë shqiptare, krahu i djathtë i Edi Ramës nuk e quan arrati por hall familjar largimin e tij!

E është dy herë frikacak ky miku i KM shqiptar e poshtërsisht hilacak në kompromiset që i ofron me këto fjalë miqve apo armiqve të tij.

Vetëm mos e shpallni hero duke e adresuar heroizmin në luftën mes sojit!
I gjithë soji është një oktapod i së keqes që ka pushtu Shqipërinë.

Pas c ka po ndodh U.S. Embassy-Tirana e Bashkimi Europian duhet te ketë një reagim përgjegjës e largpamës për këtë situatë absurde mes shtetit e ligjit që po ndodh në Shqipëri.

E Kryeministri shqiptar t’i kthehet detyrimit ligjor e institucional për të informuar publikun para mediave e gazetarëve me një qasje serioze pêrgjegjegjëse e detyruese konference shtypi e jo përmes live facebook-u.

Ndërsa Ahmetajve e kompani para se te mllefisen në rrjetet sociale duke shkruar letra dashurie për popullin, të publikojnë betimin kushtetues si ministër e deputet e të flas e të flasin me koshiencën.
Allasoj sojesh por si ky lloj soji kurrë ska pa Shqipnia!

About Redaksia

Check Also

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Nga Iva V.GRILLO Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte …

Leave a Reply