“3.4 miliard Euro jashtë sistemit bankar”, Zekja: Situata u ka dalë jashtë kontrollit

Florjan Zekja, përfaqësues i shoqatës së eksportuesve, ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ku foli për ndikimin e rënies së euros në tregun shqiptar.

Ai tha se faktet po tregojnë se as Banka e Shqipërisë nuk po mundtet ta normalizojë dot situatën dhe shtoi se duket se atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka dalë situata jashtë kontrollit

“Nga të dhënat në pikat e ‘Exchange’ janë këmbyer 8 miliardë euro. Guvernatori dhe Ministria e Financave e pranojnë që jashtë sistemit bankar janë 3.4 miliard euro që nuk i kontrollojnë, nuk është se janë të pista apo të pa pista, banka e Shqipërisë ka blerë 120 milionë euro, do shkojë deri në 220, por nuk ka pasur asnjë ndikim.

Faktet janë kokëforte dhe nuk është as banka që mund ta normalizojë, për mendimin tim situata i ka ikur nga duart. Atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka ikur situata jashtë kontrollit”, tha Florjan Zekja.

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply