A do e “djegin” inceneratorët Erion Veliajn?

Nga Besart XHAFERRI

Sulmet dhe kërcënimet e Kryebashkiakut Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, janë dëshmi e panikut dhe faktit se ai vetë do të jetë i djeguri i radhës nga inceneratorët që deri tani kanë djegur vetëm taksat e shqiptarëve.

Tani jemi para faktit kur dhe për inceneratorin e Tiranës janë faktuar abuzimet e Bashkisë Tiranë, veçmas kryetarit Erion Veliaj, i cili rezulton të jetë një ndër propozuesit e inceneratorit të Tiranës, ose së paku i ka cuar qeverisë projektin e gatshëm të Klodian Zotos.

SPAK duheti t’i shkojë deri në fund kësaj afere pasi nuk do ketë drejtësi nëse përpara drejtësisë nuk vendoset Mbreti i kësaj afere.

Ka ardhur koha që qytetarët të ndërgjegjësohen pasi korrupsioni galopant po vjedh të ardhmen e fëmijëve tanë.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti i qeverisë nuk sjell asnjë progres për arsimin e lartë

Nga Myqerem TAFAJ Qeveria paraqiti para tre ditësh një dokument për politikat e arsimit të …

Leave a Reply