Dhuna barbare e Rrajave, Policia zbarkon në banesën e ish-deputetit Rrahman Rraja

Policia e Shtetit ka zbarkuar në banesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Por duket se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të familjarëve të ish-deputetit socialist, të cilët ushtruan dhunë ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja.

Por sipas “Klan”, brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Bazuar në sistemin TIMS, asnjë prej tyre nuk janë larguar nga vendi, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.

Për ngjarjen e rëndë në Borizanë, vetëm tre persona janë në qeli dhe një është në arrest në shtëpi.

Dhuna e ushtruar ndaj familjes Maja më 6 korrik, tronditi vendin. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës. Pas ankesave, fisi Rraja shkuan në një lokal dhe i dhunuan pa pushim me shkopinj në trup e kokë, madje i drejtuan edhe pistoleta. Videoja u bë publike dhe në kërkim janë shpallur Rexhep Rraja djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja. Të tjerët janë identifikuar si Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja. Në qeli do të qëndrojnë Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja, ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje nga gjykata.

 

About Redaksia

Check Also

Si po bien kukullat e Soros në Beograd dhe Tiranë, plani që i hodhi në erë…

Bledi KASMI Rama-Vuçiç dhe Thaçi Ishin pjesë e të njëjtit plan për ndarjen e Kosovës. …

Leave a Reply