Berisha: Rama nxin me mungesën e tij, të vijë e të japë dorëheqjen para shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kuvend se, Rama nxin me mungesën e tij, të vijë e të japë dorëheqjen para shqiptarëve për arratisjen e numrit 2 të qeverisë.
“Ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij duhet të vijë në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkakto tij, prandaj të vijë këtu e të dalë para shqiptarëve, sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numri 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia.
Kurse ju, ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni të drejtën me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv/kryeministrin? Do të flisni ju, jo ju skeni tagër, do të flasin ministrat, jo ata nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve të kërkojë të falur, të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen.
Të japë dorëheqjen, kjo është rruga dhe këtë presin shqiptarët sot prej tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjyqtarët që votuan kundër Ramës ne Kushtetuese/ “Nuk mund të pezullohet një vendim gjykate”

VENDOSI: 1. Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, …

Leave a Reply