Bardhi shpërthen ndaj Bashës: Nuk e mbështes në këtë rrugë që ka hyrë, do të them ca të vërteta…

Gazment Bardhi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se për arsye njerëzore di disa të vërteta për Lulzim Bashën të cilat për momentin nuk ka pse i thotë.

Ai u shpreh se luftën e ka me Edi Ramën dhe nuk ka në plan të merret me askënd tjetër, por në rast se duan të hedhin baltë mbi të, ai do i përgjigjet baltës me të vërteta.

“Kam një lloj frenimi në aspektin njerëzor ndaj Lulzim Bashës sepse kam qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë. A e mbështes në këtë rrugë që ka hyrë? Jo, nuk e mbështes. Mendoj që është një rrugë e gabuar, mendoj që është një rrugë që e dëmton Partinë Demokratike të Shqipërisë, dëmton interesat e demokratëve.

Baltën unë e përball me të vërteta të cilat për momentin i mbaj të fshehta dhe s’ka lidhje me kartë rezervë, por ka lidhje me objektivin. Objektivi im dhe beteja ime është me Edi Ramën. Nëse dikush ka betejë me mua, të mos fshihet pas shkrimeve të rreme, të cilat unë e di se kush i shkruan. Të dalë me zë dhe me figurë që të kem unë mundësi t’i përball me të vërtetat”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Dita e Verës/ Berisha: Shqiptarët janë më optimistë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha nga Elbasani është shprehur se shqiptarët janë më optimistë se …

Leave a Reply