Donnarumma sheh tmerrin me sy! Hajdutët e lidhin dhe i vjedhin para, përfundon në spital

Portieri i PSG, Gianluigi Donnarumma dhe gruaja e tij mbetën viktima të një vjedhjeje të dhunshme, gjatë së cilës të dy ishin të lidhur.

Dëmi financiar vlerësohet në 500 mijë euro.

“Viktimat, të cilët ishin të lidhur, arritën të strehoheshin në një hotel që ndodhet jo larg shtëpisë së tyre rreth orës 03:20 të mëngjesit. Stafi i lokalit më pas ka lajmëruar policinë dhe është kujdesur për çiftin e tronditur. Portieri 24-vjeçar italian dhe partnerja e tij u dërguan në spital për mjekim”, raporton ACTU17.

Personat që e kryen këtë akt janë ende në arrati.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply