Paguajmë 80 mijë euro në ditë, Balliu: SPAK nuk duhet të ndante dosjen e inceneratorëve

Në një intervistë në rubrikën ‘Opinion” në News24, Klevis Balliu komentoi aferën e inceneratorëve, ndërsa bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e taksapaguesve të qytetarëve shqiptarë.

Balliu e konsideron aferën e inceneratorëve, aferë të qeverisë, pasi gjithçka thotë ai ka firmën e Edi Ramës.

“Afera e inceneratorëve është aferë e një qeverie. Edhe vetë Edi Rama e ka firmën në aferën e inceneratorëve. Llogaritë bankare të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos janë llogaritë e Edi Ramës dhe Erion Veliajn ndaj edhe nuk ndalojnë pagesat”, tha ai.

Sa i përket urdhër-arrestit hetimeve nga ana e SPAK, ai shtoi se kjo aferë duhet të ishte në një dosje, pasi thekson se në këtë çështje operon i njëjti grup kriminal.

“SPAK ka bërë një katastrofë sepse nuk mund të ndash inceneratorët, pasi është i njëjti grup kriminal, janë të njëjtit që veprojnë. Duhet të ishin në një hetim, në një dosje. Sa kohë nuk shohim që të ndalojnë pagesat për inceneratorët, patjetër që kjo është e qëllimshme. Pasuritë e atyre që kanë vjedhur paratë e qytetarëve që kanë blerë shtëpia apo janë pasuruar, duhet t’i kthehen qytetarëve, se rrinë në burg apo jo, kjo nuk është çështje e opozitës është çështje e gjykatës. Zv.kryeministri ka ikur në drejtim të paditur dhe ky është një rast unikal. Jemi populli që paguajmë 80 mijë euro në ditë për një aferë korruptimeve. SPAK duhet të ndalojë krimin dhe sa kohë nuk ndalon nuk mund ta quaj sukses”, tha ndër të tjera Balliu.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply