Peleshi firmosi me “porosi të shefit” per inceneratorin që nuk ekziston, tani…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Rama kërkon ta bëjë “kurban” Niko Peleshin, për të cilin tha se është i zhytur për shkak se ka firmosur për inceneratorin e Elbasanit.

Sipas Berishës, Rama po bën “një përpjekje të jashtëzakonshme për të nxjerrë sipërmarrjen mega-aferën gjigante si një aferë të Zoto-Mërtiri”. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha theksoi se Peleshi me firmën e tij është zhytur në aferën e inceneratorëve.

Berisha, tha sot se Edi Rama është përgjëgjësi kryesor për mega-aferën e djegësave.

“Shpërndan dokumente dhe arrin deri aty sa do të bëjë kurban Niko Peleshin se ka firmosur ai për procedurën dhe jo unë. Kjo është një përpjekje mjerane e Edi Ramës. Së pari, Edi Rama është kokë e këmbë dhe me firmën e tij i zhytur dhe kryesor në aferën e djegësave.

Këtu, unë kam një vendim të datës 2 nëntor të vitit 2014. Edi Rama me firmën e tij rishikon buxhetin afatmesëm dhe fut në këtë rishikim djegësin e Elbasanit, kontrata për të cilin do firmosej vetëm një muaj më vonë. Kjo shkresë është e datës 2 nëntor, në një kohë kur kontrata është firmosur ditën fatale, siç e kanë quajtur mediat, të qeverisë për djegësat, 16 ose 17 dhjetorin.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply