Korreshi: I vetmi që i mbledh demokratët dhe i bashkon është Sali Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaron se duhet një proces gjithë përfshirës ku të bashkohet partia. I ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Çim Peka Live’, ai theksoi se, i vetmi që i mbledh demokratët dhe i bashkon është Sali Berisha.

“Unë jam për një parti të madhe shumë përfshirëse. Nuk e kam problem që të trokas në derën e Berishës dhe ti them që duhet të gjet zgjidhja bëj çfarë të duash ti.

Unë kam thënë që vetëm ai e bashkon PD dhe në momenti n që ai i bie bilbilit dhe ka një proces të gjithë shkojnë pas tij, nuk ka kompleks sepse nuk fiton asnjë njeri tjetër përpos tij por duhet të bëjmë një proces gjithë përfshirës ku të dali një parti e bashkua”, u shpreh Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Pas Thethit Rama i vë syrin Llogarasë, IKMT gati të rrafshojë të gjitha bizneset

Ndërsa sezoni turistik po arrin kulmin, Rama me “kokëfortësinë” e tij ka vendosur të ndërmarrë …

Leave a Reply