Berisha rrëfen një moment të veçantë: Në një darkë intime, Rama dollinë e parë e ngiti për Dakon

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar edhe një episod të një darke intime të Edi Ramës me Vangjush Dakon. Berisha tha se, Rama në një darkë intime, e ngriti dollinë e parë për Vangjush Dakon si njeriun më të afërt të tij në PS, i cili vetëm pas ditë më pas përfundoi në pranga.

“Dyert e mbyllura janë aktakuzë në vetvete. Pra, janë dëshmi e fajësisë të kupolës së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Gjiknuri, shumë të tjerë, Balluku është e implikuar gjatë dy viteve të fundit, etj, etj.

Dosja po shpërbën tërësisht këtë mazhorancë mafioze, këtë kupolë mafioze se nuk është mazhorancë.

Edi Rama është i gatshëm që të shesë secilin prej tyre për të shpëtuar lëkurën e tij. Por vetë është i pashpresë. Socialistëve të ndershëm iu bëj thirrje ta shohin këtë proces shpërbërje si një proces shpëtimi të tyre, se ky është një klan uzurpator, që e shndërroi partinë e tyre në parti krimi.

Zyrtarëve u bëj thirrje të heqin çdo shpresë. Do ju rrëfej në mirëbesim një gjë, një moment shumë domethënës të Edi Ramës me Vangjush Dakon.

Në një darkë intime, në një rreth të ngushtë, ku i ftuar para pak kohësh ishte Vangjush Dako, Edi Rama ngrihet dhe habit ata pak të pranishëm që ishin.

Dollinë e parë nuk e ngriti për sebepin për të cilin ishin mbledhur. Këtë dolli do e ngre për Vangjush Dakon, mikun më të shtrenjtë në PS. Shkoni dhe pyesni Dakon po nuk e besuat këtë, i cili ka kaluar çdo veting, por edhe vetingun, por për hir të privacisë nuk po e them të kujt, se unë jam njeri që respektoj normat e privacisë.

Thashë t’ua them këtyre ministrave, fajtorë, këtyre mëkatarëve, se Edi Rama do u flakë një e nga një, siç flaku më të shtrenjtin mik të tij në PS. Po të doni, komunikoni me të po nuk e besuat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply