Valë shkarkimeve, Rama i ngrysur dhe me dosje në dorë, Ibrahimaj: Jam në detyrë

Edi Rama ka mohuar se ka shkarkuar ministren e Finacave, Delina Ibrahimaj. Edhe vetë ministrja e Financave, ka mohuar lajmin se është larguar nga qeveria.

‘Nuk më kanë shkarkuar, dhe as nuk kam dhënë dorëheqje!’.

Kështu e mohoi lajmin ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se nuk ishte e vërtetë që kishte dhënë dorëheqje apo që ishte shkarkuar.

‘Nuk jam shkarkuar, s’kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.’, tha ajo.

Pasditen e sotme u deklarua se në mbledhjen e qeverisë u miratua dhe vendimi për shkarkimin e Ibrahimajt, gjë që u mohua nga ministrja. Sot socialistët do të mblidhen në Asamblenë e PS-së, e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply