24 familje nga Kruja protestë para Gjykatës, ende pas 13 vitesh nuk kanë marrë pronësinë e banesave

Kanë dalë sërish në protestë para Gjykatës Administrative 24 familje në Krujë, të cilat kërkojnë pronësinë e apartamenteve që kanë blerë 13 vite më parë në një pallat 15 katësh.

Ata shprehen se pronat janë shitur nga dy herë, por edhe pse kanë vite që kërkojnë drejtësi, ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“Të bësh gjithë këto pastrim parash, notarja duhet të hiqet automatikisht jo të vish në shkallën administrative. Është krim. Këto ndihmojnë krimin. Jo vetëm krim ekonomik, por krim në vazhdim. Këto njerëz kujtojnë se ne jemi sy mbyllur. Ne nuk e lëmë dot noterin. Noteria na ka prishur jetën. Na ka shkatërruar ekonominë.

Na është përdorur djersa e ballit. Kam 13 vjet që akoma nuk gëzoj shtëpinë time. Të gjithë kanë ëndrra. Ëndrra ime më e madhe është të shkoj në shtëpinë time. Ku është e keqja që erdha dhe dhashë lekët në Shqipëri. Rash viktime e këtij personi. Ishte fati, por shteti ku është?”, tha një banore.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply